Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ylli i Francës Paul Pogba tregon pse nuk e ndryshoi stilin e flokëve në Kupën e Botës

Lapsi.al 30 July 2018
Ylli i Francës Paul Pogba tregon pse nuk e ndryshoi stilin e flokëve

Paul Pogba është nga ata lojtarë qëë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Edhe kur nuk flitet në merkato, apo për performancë, francezi tërheq vëmendjen në një mënyrë apo tjetër. I kritikuar jo pak herë për kujdesin e tij ndaj modeleve të prerjes së flokëve, Pogba tregon arsyen e vërtetë pse vendosi të mos ndryshojë stil në Kupën e Botës.

Në një komunikim në Instagram me pyetje-përgjigje, 25 vjecari foli për cdo gjë. Pogba luajti në 6 nga 7 ndeshje të Francës në Rusi dhe ishte deciziv në titullin e dytë Botëror të Gjelave.

Mesfushori luajti një turne brilant dhe shënoi edhe golin e tretë në finalen e fituar 4-2 kundër Kroacisë, duke mposhtu Danijel Subasic nga distanca, me atë që supozohet të ishte këmba e tij e dobët.

Por kurioziteti është pse nuk e ndryshoi asnjëherë Look-un e tij, ai që është kritikuar shpesh nga Garth Crooks dhe Gary Neville se "ka më shumë modele flokësh se ndeshje të mira" për United.

"Sepse desha paqe në mënyrë që të isha i përqendruar tek perfomanca ime dhe jo tek pamja ime, kështu që të mos kishte justifikime e nëse do të merrja kritika të ishin vetëm për performancën në fushë."

Të këshilluara

FOTO/ Kjo është vila luksoze e CR7

Kjo është vila e luksit e Cristiano Ronaldos. Brenda një pylli që e bën praktikisht të padukshme e në të njëjtën kohë shumë pranë qendrës: këto janë arsyet që e...

10:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI