Flash

FOTO/ Gëzimi i tifozëve shkakton tërmet në Meksikë

Lapsi.al 17 June 2018
FOTO/ Gëzimi i tifozëve shkakton tërmet në Meksikë
Kishte ndodhur në Itali një gjë e ngjashme kur sizmiografët kishin vënë re lëvizje të tokës përpara himnit të Champions League dhe më pas te goli i Koulibaly kundër Juventus në minutën e fundit të takimit. Në Meksiko Siti është regjistruar tashmë një “tërmet botëror” i shkaktuar nga shpërthimi i tifozëve pas golit të Lozano kundër Gjermanisë. Sipas të dhënave të “Sismo Detector” ajo që ka shkaktuar lëkundjen e tokës ka qenë kërcimi dhe brohoritja e tifozëve e gjitha në të njëjtën kohë, fiks në orën 10:34 me atë lokale. Tërmeti i regjistruar ka qenë me magnitudë 4. Një gjë e ngjashme u regjistrua një ditë më parë edhe në Peru kur amerikanojugorët morën një penallti kundër Danimarkës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Brazil-Zvicër, Willian nga minuta e parë

Në "Rostov Arena" luhet Brazil-Zvicër. Kjo është sfida e dytë e Grupit E pas asaj të luajtur mes Serbisë dhe Kosta Rikës e cila u fitua nga skuadra ballkanase f...

19:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI