Flash

VIDEO/ Peru-Danimarkë, Poulsen dhe Schmeichel i dhurojnë fitoren danezëve

Lapsi.al 16 June 2018
VIDEO/ Peru-Danimarkë, Poulsen dhe Schmeichel i dhurojnë fitoren

Ka përfunduar 1-0 sfida mes Perusë dhe Danimarkës në “Mordovia Arena” të Saransk. Një gol i Yussuf Poulsen në pjesën e dytë ka bërë danezët të buzëqeshin. Peruanët e nisën me ritëm, 8 herë kanë goditur në portën e Schmeichel kundrejt 5 të danezëve në 45' minutat e para. Në fundin e pjesës së parë Poulsen pengon Cueva-n në zonën e rreptësisë. Arbitri konsulton VAR për t’i akorduar një 11 metërsh Perusë, por Cueva dështon nga pika e bardhë. Skuadrat futen në dhomat e zhveshjes me shifrat të parprekura 0-0.

Edhe pjesa e dytë nis nën ritmin sulmues të amerikanojugorëve. Por në të 59' është Danimarka ajo që kalon në avantazh me Yussuf Poulsen falë një asisti të shërbyer nga ylli i Tottenham, Christian Eriksen. Një vendosje e gabuar e mbrojtjes peruane i ka dhënë shansin skuadrës daneze të shënojë. Edhe pse fut në lojë yllin e skuadrës Paolo Guerrero në të 63', asnjë ndryshim pozitiv për trajnerin e Perusë Ricardo Gareca. Peruanët vazhdojnë ofensivën që ndalet nga duart e Schmeichel. Gjithçka mbyllet në shifrat 1-0 me Perunë që edhe pse rikthehet pas 36 vjetësh në Botëror nuk arrin të marrë një rezultat pozitiv. 3 pikë për Danimarkën që renditet e dyta në Grupin C pas Francës që fitoi 2-1 ndaj Australisë.

https://streamable.com/c5c0x

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI