Flash

Rrugë e lirë për Etrit Berishën, Atalanta blen Gollinin

Lapsi.al 12 June 2018
Rrugë e lirë për Etrit Berishën, Atalanta blen Gollinin

Pierluigi Gollini është transferuar zyrtarisht tek Atalanta, që aktivizoi opsionin për blerjen e portierit, duke u larguar përfundimisht nga Aston Villa. Ky operacion i hap rrugën e transferimit të Etrit Berishës, që kërkohet nga Sampdoria, por që deri tani nuk i kishte bindur bergamaskët të privoheshin nga portieri i Kombëtares së Shqipërisë.

Gollini, 23 vjecar, ka kaluar 18 muaj i huazuar tek Atalanta dhe ka bërë vetëm 7 prezantime në të të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar. Pavarësisht se rrallë është preferuar përpara Berishës, italiani ka treguar potencial të mjaftueshëm për të bindur bluezinjtë të paguajnë 3.8 milionë paund për transfertën përfundimtare.

"Jam përpjekur të bëj më të mirën sa herë jam thirrur në cështje dhe jam shumë i kënaqur. Të transferohesha përfundimisht ishte objektivi im dhe është fitorja ime personale" ka thënë Gollini për Sky Sport Italia.

Me këtë lëvizje, Atalanta është e mbuluar në portë dhe mund të marrë parasysh negociatat për Etrit Berishën, pavarësisht se stabiliteti i treguar nga shtatlarti shqiptar do ti mungojë bergamaskëve në rast transferimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI