Flash

"Kriza e Sporting, nuk shpërqendron Portugalinë" - Joao Mario gati për Spanjën

Lapsi.al 12 June 2018
"Kriza e Sporting, nuk shpërqendron Portugalinë" - Joao

Në prag të "Rusi 2018" ku sfida e parë është ndaj një rivali si Spanja, mesfushori Joao Mario nuk ka dashur që vëmendja të përqendrohet te katër shokët e tij te kombëtarja portugeze, të cilët kanë anuluar kontratat respektive me Sportingun në krizë.

Të hënën mbrëma, ndërkombëtarët portugezë William Carvalho, Gelson Martins dhe Bruno Fernandes, ashtu si holandezi Bas Dost, kanë prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me Sporting Lisbonë, duke bërë të njëjtin veprim si portieri titullar i Portugalisë Rui Patricio. "Vëmendja jonë është e përqëndruar te ndeshja kundër Spanjës të premten", ka siguruar Joao Mario.

I pyetur për gjendjen shpirtërore të lojtarëve tashmë pa kontratë, Joao Mario ka qëndruar te deklaratat e tij të para: "Kjo pyetje nuk lidhet direkt me ndeshjen, por ekipi ynë është përgatitur mirë, ne jemi gati dhe vëmendja jonë është e përqëndruar te ndeshja. Ndaj Spanjës do të jetë një ndeshje e bukur, e gjithë skuadra e di që duhet të tregojmë më të mirën tonë për të fituar, dhe kemi Cristiano Ronaldo-n", tha mesfushori portugez.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI