Flash

E ardhmja e Alisson përpara Botërorit...!?

Lapsi.al 11 June 2018
E ardhmja e Alisson përpara Botërorit...!?

Vetëm 3 ditë na ndajnë tashmë nga starti i turneut më të pritur në Botë dhe megjithë dëshirën për tu përqendruar vetëm në Kupën e Botës, futbollistët mendojnë edhe për merkaton. Portieri titullar i Brazilit, Alisson Becker, është në qendër të merkatos së verës, por ai dëshion të mësojë të ardhmen përpara fillimit të turneut.

Ylli i Romës, që cilësohet si një nga portierët më të mirë në botë, është përfolur gjithnjë e më tepër për transferime të rëndësishme me Liverpool dhe Real Madrid që po e monitorojnë situatën.

Por Alisson kërkon nga Roma të njohë sa më parë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, për të qenë i qetë në Rusi 2018, ku me Brazilin do të kërkojë të fitojë titullin botëror.

Alisson ka bërë të ditur se e ka lënë gjithcka në dorë të agjentëve të tij, por tre ditë janë shumë pak për të vendosur një lëvizje decizive, qoftë të anglezëve, që duan të largojnë hijet e gafave të Karius në finalen e Champions, por edhe të Madrid, që në pritje të ardhjes së trajnerit të ri, duan një portier me moshë më të re se Navas.

Të këshilluara

Lamtumira e Vokrrit dhe pavdekësia e emrit

Kosova ka përshëndetur për herë të fundit kampionin e saj. Personalitete nga e gjithe bota e Futbollit dhe jo vetëm kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të ...

18:35

Anglia destinacioni i ardhshëm i Hysajt

Të gjithë duan Hysajn, por klauzola prej 50 milionë euro nuk është e përballueshme për cdo të interesuar. Ky sezon me Napolin ishte kurorëzimi mes të mëdhenjve ...

10:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI