Flash

 Pogba përdor Leo Mesin për të kundërsulmuar kritikët

Lapsi.al 5 June 2018
 Pogba përdor Leo Mesin për të kundërsulmuar

Mund të luanin të dy tek Barcelona, nëse Paul Pogba nuk do të zgjidhte Manchester United si klubin e tij të ri pas largimit nga Juventus, por tashmë francezi e ka përfshirë Lionel Messin në një debat verbal, ndoshta pa qëllim. Pogba i është përgjigjur kritikave që kanë vënë në diskutim stilin e tij të lojës dhe veprimet e tij brenda dhe jashtë fushe, duke argumentuar se do të ishte njësoj si ta bëje Messin të skuqej se “ecën” në fushë. Mesfushori i Manchester United ka qenë protagonist kudo ku ka luajtur, madje ka luajtur titullar edhe finalen e 2015 të Champions League me Juventus dhe atë të Euro 2016 për Francën, pavarësisht se të dyja ndeshjet kanë përfunduar me humbje për Pogba. Sidoqoftë që nga transferimi rekord tek Djajtë e Kuq të Manchester në verën e vitit 2016, Pogba ka qenë në shënjestër për çdo gjë në lidhje me adresat e tij në rrjetet sociale, deri për zgjedhjen e ngjyrës se flokëve, ndërkohë që duket se ka edhe një përplasje me teknikun Jose Mourinho.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Zvicra shkon në Botëror me 4 shqiptarë

Zvicra ka bërë publike gjatë ditës së sotme listën me të cilët do të paraqitet në Botërorin e Rusisë. Nuk ka vend për shumë surpriza nga ana e trajnerit Petkovi...

18:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI