Flash

Jurgen Klop thotë se Reali do të hyjë në fushë më i sigurtë

Lapsi.al 26 May 2018
Jurgen Klop thotë se Reali do të hyjë në fushë më

Trajneri i Liverpulit, Jurgen klop pranon se Reali i Madridit, ka shumë mundësi që do ta nisë finalen e Ligës së Kampioneve me më shumë vetëbesim. Madrilenët vijnë në Kiev pasi kanë fituar më parë 3 finale, ndërsa Liverpuli ka pësuar një disfatë me Seviljen në Ligën e Europës dy vite më parë.

Megjithatë, Klop është optimist se Liverpuli i tij do të jetë një rrezik real për kampionët e Europës.

Jam i sigurtë se në sekondat e para të ndeshjes, Reali do të jetë më i sigurtë se ne, por ky është edhe një problem sepse loja nuk mbaron në ato sekonda, por aty fillon" tha Klop.

"Kemi pasur dy javë kohë për t'u përgatitur për ndeshjen dhe gjithçka është e qartë. Kur e shikon Realin e Madridit të luajë kundër skuadrave të tjera, ti mendon "Uau- qenkan të fortë". Por, ata nuk kanë luajtur kundër nesh, dhe kjo është pjesë e të vërtetës".

Në konferencë me gazetarët, Klop ka thënë: "Shpirti është forca jonë më e madhe, 100 përqind, shpirti që kemi krijuar gjatë të gjithë sezonit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI