Flash

Sot finalja e madhe e Champions: Real-Liverpool garantojnë spektakël

Lapsi.al 26 May 2018
Sot finalja e madhe e Champions: Real-Liverpool garantojnë spektakël

Champions League do të ulë siparin e një edicioni spektakolar, me një finale madhështore, që pritet të zhvillohet në Kiev, mbrëmjen e sotme. Reali i Madridit dhe Liverpooli janë dy klubet që i kanë ardhur deri në fund, rrugës për të fituar Championsin, ndërsa akti i fundit do të jetë ai që do të përcaktojë triumfatorin e edicionit 2017-2018. Madrilenët vendosën një rekord vitin e kaluar, me dy Champions radhazi, ndërsa këtë vit kërkojnë ta bëjnë të pathyeshme këtë arritje, duke e çuar në 3 radhazi numrin e trofeve më të rëndësishëm për klube në Europë, raporton TCH.

Nga ana tjetër, Liverpooli i Klopp ka treguar një formë fantastike, duke qenë absolutisht skuadra më spektakolare e këtij edicioni, e udhëhequr nga një Muhamed Salah në top formë. Pikërisht te egjiptiani dhe Cristiano Ronaldo, do të jetë përqendruar vëmendja maksimale për finalen e mbrëmjes së sotme, pasi janë futbollistët që pritet të vendosin shumë, sa i takon fatit të ndeshjes. Sfida do të startojë në orën 20:45, ndërsa më herët, rreth orës 20:00 pritet të organizohet nëj ceremoni mjaft e bukur nga ukrainasit, ku do të performojë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI