Flash

“Si të bësh për vete një femër ruse”/ Manuali për futbollistët shkakton skandal

Lapsi.al 16 May 2018
“Si të bësh për vete një femër ruse”/

“Çfarë duhet bërë për të bërë për vete një vajzë ruse”. Duket si titulli i një filmi të vjetër, por në fakt është emri i një dokumenti manual të shpërndarë në një aktivitet të organizuar nga Federata e Futbollit e Argjentinës. Ajo u është dorëzuar trajnerëve, lojtarëve, teknikëve dhe gazetarëve argjentinas që do të marrin pjesë në Botërorin e Rusisë.

Dokumenti ka përfunduar në internet dhe ka shkaktuar polemika të shumta. Për këtë shkak manuali është tërhequr dhe janë fshirë kapitujt që këshillonin stafin argjentinas si të tregoheshin “Kazanova” në Rusi. Sipas gazetës “Ole”, Federata Argjentinase e Futbollit mbajti një konferencë me temë “Kultura dhe gjuha ruse”.

Në kurs u fol për kulturën, zakonet dhe gjuhën ruse. Ndër të tjera aty shpjegohej se femrat ruse “preferojnë persona të pastër dhe të veshur mirë”, “nuk vlerësojnë meshkujt e turpshëm ose që tregojnë negativitet”, dhe të tjera banalitete si këto. Federata e Argjentinës tha se nuk ishte në dijeni të këtyre të dhënave ndaj ka udhëtuar heqjen e 2 kapitujve nga manuali, që gjithsesi “mbetet i vlefshëm” për ata që do të shkojnë në Rusi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbrojtësi shqiptar drejt Manchester United

Napoli dështoi të fitojë titullin këtë sezon në Itali dhe trajneri Sarri duket se është drejt largimit, por së bashku me të Napolin mund të lërë edhe mbrojtësi ...

15:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI