Flash

Finalja e Kupës UEFA në 2020 në Tiranë? Të enjten merret vendimi i rëndësishëm

Lapsi.al 14 May 2018
Finalja e Kupës UEFA në 2020 në Tiranë? Të enjten

Në ditën e enjte do të vendoset nga ana e UEFA-s, nëse do të ekzistojë mundësia që Shqipëria të mirëpres një finale të Superkupës së Europës.

Federata jonë ka aplikuar për finalen e vitit 2020, ndërsa UEFA ka dërguar në muajin e kaluar disa vëzhgues për të ndjekur më nga afër shkallën e punimeve. Gjasat që të zgjidhet “Arena Kombëtare” për një sfidë të këtij niveli, realisht janë të vogla, pasi prezantohemi me një stadium që ende nuk ka përfunduar.Kjo situatë është identike me atë të vjetshmen, kur Shqipëria kërkoi të merrte organizimin e finales së 2019 dhe kërkesa iu refuzua nga ana e UEFA-s. Megjithatë, pavarësisht përgjigjes që pritet në ditën e enjte, FSHF do të aplikoj në çdo vit për të organizuar një finale të Superkupës së Europës.

Të këshilluara

Mbrojtësi shqiptar drejt Manchester United

Napoli dështoi të fitojë titullin këtë sezon në Itali dhe trajneri Sarri duket se është drejt largimit, por së bashku me të Napolin mund të lërë edhe mbrojtësi ...

15:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI