Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

VIDEO/ Bayern Munich përmbys rezultatin në Sevilla (shikoni golat)

Lapsi.al 3 April 2018
VIDEO/ Bayern Munich përmbys rezultatin në Sevilla (shikoni golat)

Nisi me një surprizë ndeshja në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Sevillas. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh në sfidën e parë çerekfinale e Ligës së Kampioneve përballë yjeve të Bayern Munich.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 32-të nga Sarabia.

Por 4 minuta më pas Ribery vendosi barazimin 1-1. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në pushimin e pjesës së parë.

Në të dytën Bayern Munich përmbysi rezultatin. Bavarezët kanë shënuar edhe golin e dytë me anë të spanjollit Alcantara në minutën e 68 të takimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI