Flash

Sot Juventus – Real Madrid/ Zbulohen formacionet dhe prapaskenat e takimit

Lapsi.al 3 April 2018
Sot Juventus – Real Madrid/ Zbulohen formacionet dhe prapaskenat e takimit

Ka mbërritur “dita e madhe” e Juventus - Real Madrid. Skuadra e Allegri është gati për tu përballur me kampionët e Europës në një sfidë të dyfishtë që ngjan si një “hakmarrje” për finalen e humbur në Kardif në qershor të vitit të kaluar. Në Torino janë shitur të gjitha biletat dhe bardhezinjtë do të tentojnë të frikësojnë skuadrën e Zidane.

Allegri pritet të provojë një formacion të rreshtuar 4-4-1-1, me Douglas Costa në të djathtë dhe nga minuta e parë në fushë me Dybala që do të mbështesë Higuain të avancuar. Bentancur duket favorit për të zëvendësuar Pjanic të skualifikuar në mesfushë.

Spanjollët do të përgjigjen me një formacion 4-3-1-2. Isco do të zhvendoset pas krahëve të dyshes së sulmit Cristiano Ronaldo - Benzema.

FORMACIONET E MUNDSHME

JUVENTUS (4-4-1-1): Buffon; De Sciglio, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Douglas Costa, Khedira, Bentancur, Matuidi; Dybala; Higuain.

Rezervë: Szczesny, Cuadrado, Marchisio, Mandzukic, Asamoah, Rugani, Sturaro.

Të rrezikuar nga kartonët: Chiellini, Alex Sandro, Bentancur.

Të skualifikuar: Benatia, Pjanic.

Të dëmtuar: Asnjë.

REAL MADRID (4-3-1-2): Navas; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco; Cristiano Ronaldo, Benzema.

Rezervë: Casilla, Hernandez, Bale, Vasquez, Asensio, Kovacic, Ceballos) All.: Zidane. Të rrezikuar nga kartonët: Ramos.

Të skualifikuar: Asnjë.

Të dëmtuar: Asnjë.

Arbitër: Cakir (Turqia) ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI