Flash

Zbulohet data kur CAS do të marrë vendimin për titullin e Skënderbeut

Lapsi.al 22 March 2018
Zbulohet data kur CAS do të marrë vendimin për titullin e

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka caktuar datën kur do të marrë vendimin për fatin titullit kampion të ekipit të Skënderbeut për sezonin 2015-2016.

Klubi korçar ka paditur FSHF-në, pasi Komisionin e Etikës vendosi t’ia heqë titullin e këtij sezoni pas pezullimit të parë nga UEFA.

Skënderbeu e apeloni vendimin në CAS pasi e cilësoni atë si të padrejtë. Gjykata dëgjoi palët para pak kohësh dhe ka caktuar 13 prillin si ditën kur do të shpallë vendimin.

Nëse gjyqi fitohet nga FSHF, ajo do të shqyrtojnë mundësinë për t’ia dhënë titullin ekipit që është renditur i dyti, Partizanit. Klubi i kuq ka paraqitur kërkesë zyrtare për këtë titull.

Nëse CAS vendosë në favor të korçarëve, atëherë titulli do t’i kthehet Skënderbeut.

Për Skënderbeun ka edhe një tjetër proces në zhvillim në Komisionin e Disiplinës në UEFA, ekspertët e të cilit kanë kërkuar dënimin me 10 vite pezullim nga kompeticionet evropiane dhe 1 milion euro gjobë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

E bujshme/ Dybala, vizitë sekrete në Madrid

Paulo Dybala ka një raport të mirë me Spanjën. Kjo dihet. Sulmuesi argjentinas qëndroi gjatë gjithë verës së kaluar në Barcelonë me shokun e tij Dani Alves që n...

20:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI