Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Të mërkurën zgjedhjet për kreun e FSHF, UEFA mbërrin në Tiranë

Lapsi.al 6 February 2018
Të mërkurën zgjedhjet për kreun e FSHF, UEFA mbërrin

Një ditë para Asamblesë së Përgjithshme në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku do të zgjidhen presidenti dhe organet e reja drejtuese, në qytetin e Tiranës kanë mbërritur edhe vëzhguesit nga FIFA dhe UEFA. 

Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare në UEFA, i pyetur nga TCH, thekson edhe njëherë parimet e qeverisë europiane të futbollit, duke uruar në zgjedhje demokratike.

“Unë dhe Surkis, zv/presidenti i UEFA-s, do të jemi këtu për të ndjekur Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet të mërkurën. Surkis ishte në Tiranë pak ditë më parë, vizitoi Federatën dhe takoi Kryeministrin e vendit, e raportimi i tij ishte pozitiv për takimet. Ne mendojmë se zgjedhjet do të jenë demokratike dhe kjo është arsyeja që jemi këtu. Nuk jemi thjesht për të monitoruar procesin, por edhe fushatën elektorale, që është shumë e rëndësishme të jetë konform parimeve të UEFA-s”, - tha Zoran Lakoviç, drejtor i divizionit të Federatave kombëtare, UEFA.

Së bashku me përfaqësuesit e UEFA-s, në Tiranë ka mbërritur edhe Luca Nicola, përfaqësues i FIFA-s dhe vëzhgues i organit më të lartë të futbollit botëror, për zgjedhjet e 7 shkurtit. Asambleja e Përgjithshme zgjedhore do të zhvillohet ditën e mërkurë, në Durrës, e fillon punimet e saj nga ora 09:00.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI