Flash

Berisha ndal Milanin, shikoni çfarë note i vënë mediat shqiptarit

Lapsi.al 23 December 2017
Berisha ndal Milanin, shikoni çfarë note i vënë mediat

Atalanta e Etrit Berishës firoi 2-0 në San Siro ndaj Milanit që e konsolidon krizën e këtij sezoni. Lojtarët e Atalantës kanë marrë vlerësime për lojën e bërë ndërsa nuk mungojnë fjalët e mira për portierin e kombëtares shqiptare.

“Gazzeta Dello Sport” e vlerëson me notën 6 duke shkruar se “praktikisht ai nuk u vendos asnjëherë në rrezik. E vetmja situatë e rrezikshme ishte ajo e krijuar prej tij në një dalje bosh, por e zgjidhi çdo gjë vetë me një superpritje ndaj gjuajtjes së Kalinic”.

“Eurosport” e vlerëson Berishën me notën 6.5. “Jo edhe aq i saktë në daljet e tij, por deçiziv në mohimin e golit të barazimit nga ana e kundërshtarëve te gjuajtja e Bonaventurës".

“Calciomercato.com” i jep shqiptarit notën 6.5 duke shkruar: “I pasigurt në disa dalje, por në pjesën tjetër ka bërë më shumë pritje se në çdo ndeshje tjetër. Superman”.

“Tuttomercatoweb” e vlerëson Berishën me notën 6. “U impenjua pak nga lojtarët e Milanit. Pritja më e mirë e tij ishte në pjesën e parë nga një predhë e Bonaventura”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI