Flash

VIDEO/ Feston golin, por për pak thyen kokën

Lapsi.al 10 August 2026

Në Brazil festimi i një goli për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

Sulmuesi i Coritiba, Jacy pasi realizoi ndaj Chapecoense kaloi tabelat e reklamave, por harroi që pas tyre ishte hapësira që të zbret te dhomat e zhveshjes.

29-vjeçari doli pas pak sekondash duke vijuar festimin, por kjo iu pre në mes, pasi u anulua me konsultimin me sistemin VAR.

Jacy u shtrëngua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi, ndërsa pamjet bënë xhiron e rrjetit.

12 vite më parë në të njëjtën hapësirë ka rënë një tjetër lojtar i Coritiba. /TvKlan

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI