Flash

“Vritini shqiptarët”/ Skandal në UFC Beograd, tifozët thirrje urrejtje sportistit me flamurin kuqezi

Lapsi.al 2 August 2026

Ndeshja e UFC-së në Beograd mbrëmjen e së shtunës u shoqërua me një incident që ka shkaktuar reagime të shumta, pasi një pjesë e publikut në arenë lëshoi thirrje antishqiptare në momentin kur luftëtari amerikan me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja, hyri në oktagon me flamurin shqiptar.

Atmosfera ishte e tensionuar që para nisjes së përballjes, ndërsa Buzukja u shfaq krenarisht me flamurin kuqezi në duar. Veprimi i tij u prit me reagime të ashpra nga një pjesë e tifozëve vendas, të cilët, sipas raportimeve, nisën të brohorisnin slogane fyese dhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Sipas mediave që ndoqën aktivitetin, nga tribunat u dëgjuan edhe thirrje të rënda si: “Vrisni, vrisni shqiptarët”, duke e kthyer një mbrëmje sportive në një skenë skandaloze që ka ngjallur debat në rrjetet sociale.

Pavarësisht atmosferës armiqësore, Buzukja zhvilloi duelin e tij në kategorinë featherweight kundër sllovenit Bogdan Grad. Pas një përballjeje të fortë, gjyqtarët ia dhanë fitoren Gradit.

Megjithatë, ngjarjet jashtë kafazit morën po aq vëmendje sa edhe lufta, me hyrjen e Buzukjas dhe reagimin e tifozëve serbë që u kthyen në një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes në UFC Beograd.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI