Flash

Tre orë protestë! Policia nuk ndalon sulmin me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Lapsi.al 13 October 2026

Tre orë protestë! Policia nuk ndalon sulmin me gaz lotsjellës dhe

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej rreth tre orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat blu u janë përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.

Për rreth 60 minuta studentët vijuan paqësisht protestën me thirrje dhe parulla kundër qeverisë, ndërsa më pas hodhën drejt godinës së Ministrisë vezë por edhe pllaka trotuari duke thyer xhamat e institucionit. Ata shembën edhe kangjellat e trotuarit, ndërsa arritën të hapin edhe një prej dyerve metalike të Ministrisë.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke tentuar të shpërndajë studentët.

Por studentët kanë vijuar rezistencën përpara institucionit, teksa atyre u janë bashkuar edhe mijëra të tjerë të cilët marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Përplasjet vijojnë ndërsa policia nuk kursen gazin lotsjellës, pa kriter, dhe ujin me presion drejt të rinjve.

 

Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Situata e tensionuar vjen në ditën e 136-të të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke shënuar një tjetër përballje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion ka përshkallëzuar situatën para Ministrisë së Arsimit.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI