
Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ku 28-vjeçari Sokol Zeka (Troka) dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Elvis Zirka 22 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi:
-Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Detaje janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Tiranë, orët e vona të natës. Bëhet me dije se sherri mes Elvis Zirka dhe autorit të dyshuar Sokol Zeka ka qenë i hershëm. Konflikti dyshohet për shkak të një borxhi të pashlyer nga ana e autorit, 28 vjeçarit Zeka.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ndërsa sipas deklarimeve që 22 vjeçari i plagosur ka dhënë për grupin hetimor, ka pohuar se me Sokol Zekën njihej kohë më parë dhe se i kishte dhënë borxh një shumë parash, por pa deklaruar se sa ishte vlera apo se për çfarë i ishin dhënë. Hetuesit dyshojnë se konfliktet e tyre mund të ketë nisur që jashtë territorit shqiptar.