
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 9 nëntor seancën gjyqësore ndaj Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë në dosjen “Partizani”. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore. Pavarësisht mungesës së tyre, gjykata nuk vendosi gjoba ndaj avokatëve.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.