Flash

Qytetarët fillojnë grumbullimin në ditën e 121 të protestës

  Protesta kundër qeverisë hyn në muajin e pestë. Thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe hetim nga drejtësia Nuk ka kthim pas. Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot...

Lapsi.al 28 September 2026

Protesta kundër qeverisë hyn në muajin e pestë. Thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe hetim nga drejtësia

Nuk ka kthim pas. Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 121-të, duke shënuar muajin e pestë të një qëndrese që protestuesit deklarojnë se do ta vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Pas protestës së 120-të, e cila u zhvillua pranë Kryeministrisë dhe vijoi me marshim në rrugët e Tiranës, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot.

 ‘Edi Rama, jep dorëheqjen’, ‘Arrestoni Ramën’, ‘Ju erdhi fundi’, ‘Revolucion’ dhe ‘Poshtë narkoshteti’ ishin disa prej thirrjeve të përsëritura gjatë protestës së së dielës.

Në qendër të protestës vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, ndryshime ligjore dhe ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë ndaj çështjeve që ata i konsiderojnë shqetësuese.

Aktivisti Dritan Goxhaj deklaroi se ‘nuk ka kthim pas’, duke bërë thirrje për vijimin e qëndresës paqësore. Sipas tij, dhuna do t’i shërbente pushtetit.

Në protestë u shfaqën gjithashtu pankarta dhe mesazhe drejtuar SPAK-ut, ndërsa AKSHI dhe zhvillimet e fundit institucionale ishin ndër temat e ngritura nga protestuesit. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI