Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin

Lapsi.al 17 August 2026

Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çmimet në Tiranë. 

Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 arriti në 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1 në 954 euro, me rritje përkatësisht 4.4% dhe rreth 26% krahasuar me një vit më parë.

Në disa zona qendrore, rritja ishte shumë më e fortë, ndërsa edhe periferia po ofron gjithnjë e më pak alternativa të përballueshme.

Agjentët imobiliarë e lidhin shtrenjtimin me kombinimin e kërkesës së lartë, ofertës së kufizuar dhe orientimit të shumë pronave drejt Airbnb dhe platformave të ngjashme. Për 6-mujorin 2026, në të gjithë vendin numëroheshin rreth 27.7 mijë njësi të listuara për qira ditore, nga vetëm 3 mijë pak vite më parë.

Rreth 5.5 mijë prej tyre ishin në Tiranë. Kjo zhvendosje ka reduktuar stokun e disponueshëm për familjet, studentët dhe profesionistët që kërkojnë kontrata afatgjata.

Megjithatë, epërsia e qirasë ditore po zbehet. Në Tiranë, e ardhura mesatare nga Airbnb ishte rreth 25.5 euro në ditë në 6-mujorin e parë të vitit 2026, ose afërsisht 765 euro në muaj. Kjo shumë është përpara zbritjes së kostove të energjisë, ujit, pastrimit, mirëmbajtjes, komisioneve të platformave, amortizimit dhe tatimit.

Në praktikë, të ardhurat neto mund të bien ndjeshëm nën këtë nivel.

Në të njëjtën kohë, qiratë afatgjata kanë arritur në shumë zona nivele të afërta ose më të larta. Në Astir, një apartament 1+1 jepet mesatarisht me 550 euro në muaj, në Zogun e Zi me 620 euro, në ish-Bllok me 700 euro dhe pranë stadiumit “Air Albania”, me rreth 800 euro.

Për apartamentet 2+1, qiratë në zonat më të kërkuara arrijnë nga 900 deri në 1,500 euro në muaj.

Kjo po e ndryshon sërish llogarinë e pronarëve. Qiraja afatgjatë siguron të ardhura të qëndrueshme, pa periudha bosh dhe me më pak kosto administrimi. Ndërsa qiraja ditore kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ekspozohet ndaj sezonalitetit, konkurrencës dhe luhatjeve të rezervimeve.

Formalizimi po e përshpejton këtë ndarje. Individët që japin prona me qira përmes Airbnb dhe Booking duhet të deklarojnë të ardhurat në DIVA dhe të paguajnë tatim 15%.

Administrata Tatimore ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 u identifikuan mbi 8,400 individë dhe subjekte me të ardhura nga Airbnb, me rezervime në vlerë rreth 3.8 miliardë lekë.

Për pronarët me vetëm një ose dy apartamente, kostot dhe detyrimet e reja po e bëjnë qiranë afatgjatë më të thjeshtë dhe më të parashikueshme, ndërsa qiraja ditore po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek operatorët profesionistë dhe agjencitë që menaxhojnë disa prona njëkohësisht./MONITOR

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI