
Është rikthyer dhuna drejt ministrisë së Arsimit. Pas dy ditësh pushim, përplasjet në protesta janë rikthyer, tashmë edhe me mbështetjen e simpatizantëve të Partisë Demokratike. Në fillim ishin studentët që u grumbulluan tek ministria e Arsimit, ndërsa mbështetësit e PD iu bashkuan atyre me një marshim nga kryeministria.
Ashtu siç ndodhi në ditët kulmore të protestës studentët sulmuan me gurë godinën e ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me bote uji, dhe një ndërhyrje të dhunshme me shkopa gome dhe arrestime.