
Pedagogët rikthehen sërish në mbështetje të studentëve këtë të premte. Një numër i madh pedagogësh janë bërë bashkë për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të mbështetur kauzën e tyre. Organizimi i protestës pritet të nisë sërish përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në mbështetje të kërkesave të studentëve, pedagogët kanë ndërmarrë edhe një nismë përmes një peticioni, ku bëhet thirrje që zëri dhe kërkesat e të rinjve të dëgjohen. Pedagogët kanë dënuar dhunën policore ndaj të rinjve gjatë ditëve të para të protestave, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si është menaxhuar situata. Lëvizja pritet të zgjerohet sot me bashkimin e mjekëve dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.