Flash

Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas autori i dyshuar

Lapsi.al 23 October 2026

Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën,

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit. Sipas policisë shtetasi Klodian Ndoj, banues në fshatin Sanxhak, u ndalua teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 47-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 22 vjeç, dhe më pas i ka vjedhur automjetin.

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pas ndalimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI