Flash

Përplasjet në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës

Lapsi.al 22 October 2026

Përplasjet në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 20

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.

Socialistët kërkojnë përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve demokratë, mes tyre Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Fidel Kreka, ndërsa për 14 deputetë të tjerë kërkohet përjashtim për 10 ditë.

Kërkesa, e depozituar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe mbështetet në nenet 63 dhe 65/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe në nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Në dokument, socialistët pretendojnë se deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin normal të seancës, duke bllokuar foltoren, dëmtuar pajisjet elektronike dhe sulmuar fizikisht deputetë të mazhorancës.

 

Sipas kërkesës, incidentet nisën që në fillim të seancës, kur deputeti Flamur Noka dyshohet se ka dëmtuar mikrofonin e foltores dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj kryetarit të Kuvendit.

Më tej, gjatë votimit të kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, deputeti Belind Këlliçi ka kundërshtuar procedurën në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Socialistët pretendojnë se Këlliçi ka goditur foltoren, ndërsa Flamur Noka ka sulmuar fizikisht deputetë të mazhorancës, duke u marrë kartat e votimit dhe duke dëmtuar pajisjet elektronike.

Në kërkesë përmenden gjithashtu deputetët Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka dhe Luçiano Boçi, të cilët, sipas socialistëve, kanë hedhur shishe uji dhe kanë fyer deputetët e Partisë Socialiste gjatë votimit.

Dokumenti pretendon se gjatë incidenteve janë sulmuar dhe fyer deputetët socialistë Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj dhe Bujar Rexha.

Për këto veprime, Grupi Parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin për 60 ditë nga komisionet dhe seancat plenare të Flamur Nokës, Belind Këlliçit, Fidel Krekës, Edi Palokës, Besart Xhaferrit dhe Luçiano Boçit.

Ndërkohë, për 13 deputetë të tjerë kërkohet përjashtimi për 10 ditë. Bëhet fjalë për Gjin Gjonin, Bardh Spahinë, Albana Vokshin, Elda Hotin, Xhelal Mziun, Gent Strazimirin, Enno Bozdon, Kastriot Pirolin, Kliti Hotin, Flamur Hoxhën, Arjan Ndojën, Ivi Kason, Zija Ismailin dhe Blendi Himçin.

Sipas socialistëve, këta deputetë kanë marrë pjesë në bllokimin e foltores, duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë të Partisë Socialiste dhe pritet të shqyrtohet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili do të vendosë për masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës. 

 

Të këshilluara

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI