Flash

Dhoma Amerikane kritikon qeverinë: Korrupsioni dhe monopolet kanë dëmtuar klimën e biznesit!

Lapsi.al 22 October 2026

Dhoma Amerikane kritikon qeverinë: Korrupsioni dhe monopolet kanë

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka reaguar përmes një deklarate lidhur me situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit, duke ngritur shqetësimin për dëmtimin e bizneseve, ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe mungesën e mbrojtjes së nevojshme për sipërmarrjet.

Në reagimin e saj, AmCham thekson se komuniteti i biznesit po përballet me humbje financiare dhe pasiguri, ndërsa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të garantojnë sigurinë publike dhe mbrojtjen e pronës private.

Sipas Dhomës Amerikane, situata e krijuar nuk mund të shihet e shkëputur nga problematikat e ngritura prej vitesh nga sipërmarrjet, të cilat, sipas saj, nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga politikëbërësit.

Sipas informacioneve të përcjella nga anëtarët e saj, një numër sipërmarrjesh po përballen me dëmtime të pronës dhe ndërprerje të aktivitetit, duke pësuar pasoja ekonomike. AmCham nënvizon se pasojat nuk kufizohen vetëm te pronarët e bizneseve, por prekin edhe punonjësit dhe familjet që varen nga të ardhurat e tyre.

Dhoma i kërkon shtetit të garantojë kushtet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës private.

Në deklaratë, Dhoma Amerikane e Tregtisë rikujton se prej vitesh ka bashkëpunuar me institucionet publike, duke paraqitur rekomandime dhe propozime për ndryshime në projektligje që prekin mjedisin e biznesit.

“Pavarësisht këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, shumë prej shqetësimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve tanë nuk kanë marrë vëmendjen dhe konsideratën e duhur”, thuhet në deklaratë.

Sipas AmCham, problematikat e evidentuara prej kohësh vijojnë të ndikojnë në klimën e biznesit në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Dhoma i referohet edhe Indeksit të Biznesit të AmCham, i cili ka identifikuar si shqetësime për sipërmarrjet korrupsionin, monopolet, konkurrencën e pandershme, burokracinë dhe informalitetin.

Në përfundim të reagimit, AmCham paralajmëron se përshkallëzimi i tensioneve dhe mungesa e sigurisë mund të kenë pasoja afatgjata për ekonominë shqiptare.

Dhoma u bën thirrje qeverisë dhe aktorëve politikë të punojnë për uljen e tensioneve dhe garantimin e rendit publik, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së njerëzve, bizneseve dhe pronës.

Sipas saj, pasiguria mund të dëmtojë besimin e investitorëve vendas dhe të huaj, duke ndikuar në vendimet për të investuar, për të zgjeruar aktivitetin apo për të mbajtur kapitalet në Shqipëri.

Reagimi i Dhomës Amerikane e vendos edhe një herë në qendër të debatit klimën e biznesit, sigurinë e sipërmarrjeve dhe përgjegjësinë e institucioneve për të krijuar kushte të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Njoftimi i plotë i Dhomës Amerikane e Tregtisë në Shqipëri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri dëshiron të përcjellë shqetësimet serioze të anëtarëve për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit. Ky reagim buron nga përgjegjësia e Dhomës për t’i dhënë zë anëtarësisë së saj dhe për t’i sjellë problematikat e raportuara në vëmendjen e institucioneve dhe publikut.

Garantimi i sigurisë publike, mbrojtja e njerëzve dhe pronës private, respektimi i shtetit të së drejtës dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm kërkojnë angazhim dhe veprime të koordinuara nga institucionet përkatëse. Të gjithë aktorët, kanë përgjegjësinë të veprojnë në mënyrë konstruktive, të refuzojnë dhunën dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për një dialog kuptimplotë, përmes të cilit shqetësimet legjitime të mund të adresohen në përputhje me mekanizmat demokratikë.

Dhoma thekson gjithashtu se situata aktuale duhet parë në kontekstin më të gjerë të sfidave me të cilat përballet mjedisi i biznesit në Shqipëri. Prej vitesh, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive me institucionet publike, duke paraqitur rekomandime dhe propozuar ndryshime në projektligje, akte nënligjore dhe masa të tjera rregullatore që ndikojnë në komunitetin e biznesit. Pavarësisht këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, shumë prej shqetësimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve tanë nuk kanë marrë vëmendjen dhe konsideratën e duhur. Konsultimi efektiv me komunitetin e biznesit është thelbësor për hartimin e politikave të qëndrueshme, forcimin e besimit te institucionet dhe krijimin e një klime investimesh të parashikueshme dhe konkurruese.

Edicioni më i fundit i Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane, AmCham Business Index (ABI) 2025–2026, evidentoi gjithashtu sfidat me të cilat përballen bizneset, përfshirë korrupsionin, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë dhe informalitetin, krahas një rënieje të ndjeshme të perceptimit mbi klimën e biznesit.

Këtyre sfidave të vazhdueshme u shtohet sot edhe pasiguria e krijuar.  Sipas raportimeve që na janë përcjellë, shumë biznese janë përballur me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa kanë shprehur ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Pas çdo biznesi qëndrojnë punonjës dhe familje, të ardhurat dhe siguria e të cilëve varen nga vijimësia e punës.

Paqëndrueshmëria e zgjatur mund të kërcënojë vazhdimësinë dhe ekzistencën e bizneseve, me pasoja afatgjata për ekonominë në tërësi. Është po aq shqetësuese që pasiguria lidhur me mbrojtjen e njerëzve dhe pronës mund të cenojë besimin e investitorëve vendas dhe të huaj, duke ndikuar në vendimet e tyre për investime në Shqipëri.

Të këshilluara

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI