Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Oliver do të arbitrojë Real Madrid-Inter në Bernabeu, 8 vjet e gjysmë pas stuhisë së polemikave me Juven

UEFA ka caktuar Michael Oliver për Real Madrid-Inter dhe kështu do të ketë një tjetër përballje mes arbitrit anglez dhe një skuadre italiane në Bernabeu, tetë vjet e gjysmë më vonë.

Lapsi.al 7 September 2026

“Në ndeshjen e parë nuk na u dha një penallti, sonte arbitri pati cinizmin të shkatërronte ëndrrën e një skuadre. Nuk e di nëse e bëri për një tekë të tijën apo për mungesë personaliteti, por një qenie njerëzore nuk mund të vendosë eliminimin e një skuadre. Një i tillë, në vend të zemrës, ka një kosh plehrash. Nëse nuk mund të jesh në fushë në një ndeshje të tillë, rri në tribunë me gruan dhe vajzën, me lëngjet dhe pijet. Real Madridi e meritoi, por arbitri duhej të kishte ndjeshmërinë për ta kuptuar katastrofën që po shkaktonte.”

Këto, në përmbledhje, ishin deklaratat e Gigi Buffon në mbrëmjen e 11 prillit 2018 në Santiago Bernabeu. Sapo kishte përfunduar ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Champions League dhe Juventusi i tij, që kishte humbur ndeshjen e parë 0-3, kishte arritur të barazonte rezultatin në shtëpinë e Real Madrid, duke e çuar skuadrën e Zidane në kohën shtesë. Por në kohën shtesë, arbitri anglez Oliver — protagonisti i sulmeve verbale të Buffonit — akordoi një penallti për një faull të Benatia ndaj Cristiano Ronaldos. Vendimi, që për shumicën u duk i drejtë, zemëroi kapitenin bardhezi, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas do të shpërthente në deklaratën e famshme që mbeti e paharruar. Vite më vonë, Buffon do të kishte mundësinë të rikthehej te kjo ngjarje dhe të kërkonte falje, por që prej asaj kohe Oliver është sinonim i atij që ka “një kosh plehrash në vend të zemrës”.

UEFA e ka caktuar atë për Real Madrid-Inter dhe kështu do të ketë një tjetër përballje mes arbitrit anglez dhe një skuadre italiane në Bernabeu, tetë vjet e gjysmë më vonë. Deri tani janë pesë ndeshje të Real Madridit të arbitruara nga Oliver, me një bilanc prej tri fitoresh dhe dy humbjesh. Treshja e arbitrave për ndeshjen e së martës në mbrëmje do të jetë tërësisht britanike: bashkë me Oliverin do të jenë anësorët Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa Sam Barrott do të jetë arbitri i katërt. Në sallën e VAR-it do të operojë skocezi Andrew Dallas, i asistuar nga anglezi Michael Salisbury. Me shpresën që gjithçka të shkojë mirë dhe askush të mos ftohet të shkojë në tribunë për të shijuar lëngjet. Çfarëdo qofshin ato.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI