Flash

Nicolas Cage: Refuzimet e roleve më kanë mbyllur dyer në Hollywood

Lapsi.al 25 May 2026

Aktori i njohur Nicolas Cage ka deklaruar se disa prej regjisorëve më të mëdhenj të Hollywood-it, përfshirë Christopher Nolan, nuk kanë më dëshirë të bashkëpunojnë me të pasi ai ka refuzuar më parë projekte të tyre.

Në një intervistë për “New York Times”, 62-vjeçari tha se situata të tilla kanë ndodhur disa herë gjatë karrierës së tij, duke shtuar se disa regjisorë “e marrin personale” kur ai thotë jo për një film.

Cage pretendoi se Nolan nuk i është përgjigjur më thirrjeve të tij pasi ai refuzoi rolin në filmin “Insomnia” (2002), një thriller psikologjik me protagonistë Al Pacino dhe Robin Williams.

“Shumica e tyre ofendohen dhe nuk të kontaktojnë më. Kjo më ka ndodhur shumë herë,” u shpreh aktori.

Ai shtoi se, përveç Nolan, edhe regjisorë të tjerë të njohur si Paul Thomas Anderson dhe Woody Allen nuk kanë bashkëpunuar më me të pas refuzimeve të mëparshme.

Megjithatë, Cage bëri përjashtim për regjisorin David O. Russell, duke e vlerësuar për faktin se i ka ofruar mundësi të reja bashkëpunimi edhe pas një refuzimi të mëparshëm. Aktori nuk tregoi se për cilin projekt bëhej fjalë, por tha se ishte “shumë kohë më parë” dhe se e respekton shumë punën e Russell.

Deklaratat e tij kanë ngjallur diskutime në Hollywood, ndërsa Nolan vazhdon të jetë një nga regjisorët më të kërkuar dhe me kastet më të mëdha në industrinë e filmit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI