Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Johnny Depp drejt rikthimit në “Pirates of the Caribbean”

Lapsi.al 17 August 2026

Johnny Depp mund të rikthehet sërish në rolin ikonë të Captain Jack Sparrow, në një kapitull të ri të sagës së famshme Pirates of the Caribbean.

Lajmin e bëri të ditur producenti i njohur Jerry Bruckheimer, i cili foli për projektin gjatë eventit të fansave D23 të Disney-t.

“Po flasim me Johnny-n, po punojmë për një skenar dhe shpresojmë që ta realizojmë”, deklaroi Bruckheimer, 82 vjeç, për Deadline.

Filmi i gjashtë i ekskluzivitetit pritet të ketë në qendër një personazh të ri të interpretuar nga Margot Robbie, por duket se producentët po shpresojnë që edhe Depp të ketë një rol në projekt. Nëse rikthimi konfirmohet, ky do të ishte filmi i parë i serisë që prej Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales, i cili u shfaq në kinema në vitin 2017.

Johnny Depp, tashmë 63 vjeç, e interpretoi për herë të parë Jack Sparrow në filmin Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl në vitin 2003. Filmi, ku luajtën gjithashtu Orlando Bloom, Keira Knightley dhe Geoffrey Rush, rezultoi një sukses i madh në arkë, duke grumbulluar më shumë se 654 milionë dollarë në mbarë botën.

Pas tij erdhën edhe katër filma të tjerë, të cilët e kthyen sagën në një prej ekskluziviteteve më fitimprurëse të Hollywood-it. Dead Man’s Chest i vitit 2006 kaloi shifrën e 1.06 miliardë dollarëve, ndërsa At World’s End arriti rreth 960 milionë dollarë. On Stranger Tides, i publikuar në vitin 2011, grumbulloi më shumë se 1.04 miliardë dollarë në mbarë botën. Në total, pesë filmat e parë të Pirates of the Caribbean kanë gjeneruar më shumë se 4.5 miliardë dollarë në arkat botërore.

Ideja për një film të ri është diskutuar prej vitesh. Bruckheimer kishte deklaruar edhe më parë se Margot Robbiev azhdonte të ishte e përfshirë në projekt. Skenaristi Ted Elliott kishte punuar në një version të skenarit, ndërsa më pas ekipit iu bashkua një tjetër shkrimtar për të plotësuar projektin.

Në një moment, sipas Bruckheimer, ishin duke u zhvilluar dy skenarë paralelisht, por në fund ekipi vendosi të vazhdonte me njërin prej tyre.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se çfarë roli do të ketë saktësisht Jack Sparrow në historinë e re dhe nëse Depp do të rikthehet zyrtarisht në projekt.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI