
Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës duke nisur që nga data 29 tetor.
Në Gjykatën e Posaçme vijon bojkoti i avokatëve, të cilët po protestojnë kundër rregullores së re, për të cilën pretendojnë se cenon ushtrimin e profesionit të tyre.
Sipas kalendarit të seancave, sot pritet të zhvillohet gjyqi ndaj ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa mbetet për t’u parë ecuria e procesit në kushtet e bojkotit të avokatëve.