Flash

Sanremo, Rose Villain provokon Juventus: “Nuk vjedh dhe s’kam qenë kurrë në Serie B”

Lapsi.al 16 February 2025
Sanremo, Rose Villain provokon Juventus: “Nuk vjedh dhe s’kam

Hipnotike në skenën e Aristonit, me këngën e saj Fuorilegge, Rose Villain tashmë ka pushtuar fansat, ndërsa koreografia e saj është bërë virale në rrjetet sociale. Ditët e fundit, këngëtares iu bë një pyetje intriguese: a do ta pranonte një fitore të saj në Sanremo në këmbim të rënies së Inter në Serie B? Ajo mendoi për veten dhe u përgjigj pa hezitim. Por tani, duket se ka vendosur të “shlyejë” këtë zgjedhje para tifozëve zikaltër, duke thumbuar Juventus përpara përballjes së madhe mes dy ekipeve në Torino të dielën mbrëma.

Rose Villain, thumbim i hapur ndaj Juventus

Juventus-Inter po afrohet me hapa të mëdhenj. Derbi i Italisë nuk është vetëm një sfidë në fushë, por një duel që zgjat gjatë gjithë vitit mes dy tifozërive, të cilat nuk humbasin asnjë rast për të thumbuar njëra-tjetrën. Rose Villain nuk është e pranishme vetëm në skenën e Ariston, por edhe në botën e futbollit, falë pasionit të saj për Inter.

Lexo më tej: Pretendoi racizmin kundër napoletanëve në Sanremo, Geolier këndon kore kundër Juventus

Në një intervistë për Radio Zeta, këngëtarja u rikthye te deklarata e saj e mëparshme për Inter, duke sqaruar: “Po bëja shaka sepse janë dy gjëra të pamundura: Inter nuk do të bjerë kurrë në Serie B dhe unë nuk do ta fitoj Sanremon”.

Më pas, për t’u ribërë qejfin tifozëve interistë, ajo shtoi një frazë që ndezi edhe më shumë rivalitetin: “Unë nuk vjedh kampionate dhe në Serie B nuk kam qenë kurrë.” Derbi i Italisë nisi që në Sanremo!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI