Flash

“Tani flas vetëm 30 sekonda”, Conceição i tërbuar largohet nga konferenca për shtyp

Lapsi.al 13 February 2025
“Tani flas vetëm 30 sekonda”, Conceição i
Asnjë trajner nuk e pëlqen humbjen, por për Sergio Conceição është edhe më e padurueshme. Si shumica e kolegëve të tij portugezë, edhe ish-trajneri i Portos është mjaft gjaknxehtë, dhe këtë e tregoi qartë në konferencën për shtyp. Para ndeshjes, ai u përgjigj me nervozizëm ndaj gazetarëve që e pyetën pse nuk aktivizoi Leao, Pulisic, Gimenez dhe Joao Felix së bashku: “Në fushë mund të luajnë vetëm 11 lojtarë.” Pas përfundimit të sfidës, Conceição braktisi konferencën pas vetëm pak minutash. Megjithatë, këtë herë nuk kishte të bënte me humbjen në Champions League.

Pse Conceição e la konferencën pas vetëm disa minutash?

Pak minuta më herët, trajneri portugez ishte përplasur me Fabio Capello në Sky Sport, pasi ky i fundit e pyeti nëse kishte nënvlerësuar kundërshtarin duke zgjedhur një formacion tepër sulmues. “Unë jam mësuar të respektoj gjithçka dhe të gjithë,” u përgjigj i acaruar Conceição. “Për mua, serioziteti është maksimal. Përgatitja për këtë ndeshje ishte si për një finale të Champions League. Nuk do ta nënvlerësoja kurrë kundërshtarin, sepse e di sa shumë kam punuar për të arritur këtu. E kam respektuar gjithmonë kundërshtarin. Sa i përket katër sulmuesve, në fund të gjithë jemi të zotë për të komentuar, edhe unë. Unë vendosa ashtu sepse mendova se ishte zgjedhja e duhur, por ishin ata katër dhe shtatë të tjerë në fushë. Unë jam ai që duhet të gjej ekuilibrin e duhur dhe të punoj mbi të.” Pas kësaj, ai mori pjesë në një konferencë të shkurtër për shtyp ku iu përgjigj vetëm pyetjes së parë: “E dinim si ishte atmosfera, e njihnim agresivitetin e tyre. Sigurisht që ndeshjet bëhen më të lehta nëse fiton duelet. Hyrëm menjëherë në lojë me një rast për Reijnders, pastaj pësuam gol… mirë, gjëra që ndodhin. Nuk ishte një ndeshje me fat për ne. Duhej të bënim më shumë. Pata raste për ta barazuar të paktën. Ky është përmbledhja.” Më pas, ai e përfundoi fjalimin me një ton ironik: “Tani, duke qenë se prita 15 minuta jashtë për të folur, 30 sekonda konferencë janë të mjaftueshme. Më falni dhe faleminderit të gjithëve. Natën e mirë.” Shigjeta e tij ishte drejtuar ndaj konferencës së gjatë të mbrojtësit të Feyenoord, Smal, e cila e kishte lënë trajnerin portugez të priste jashtë sallës për një çerek ore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI