Flash

Në Pragë për Sparta -Inter, Laçi e Asllani nuk zhgënjejnë:Sylvinho nuk pa dot Tucin

Lapsi.al 23 January 2025
Në Pragë për Sparta -Inter, Laçi e Asllani nuk

Tre lojtarë brenda një 90 minutëshi, por jo gjithcka shkoi ashtu si kishte shpresuar tekniku i kombëtares Sylvinho. Braziliani dhe stafi i ekipit kombëtar kanë nisur një tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane, duke filluar nga Praga, ku Sparta humbi 0-1 me Inter, në raundin e 7 të Champions League.

Stafi kuqezi me në krye trajnerin kanë udhëtuar dje drejt Çekisë ku kanë ndjekur nga afër ndeshjen e vlefshme për Champions League, Sparta Praga – Inter, të zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”. Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët luajnë për këto skuadra. Ata kanë folur me Kristjan Asllanin, Qazim Laçin e Indrit Tucin teksa kanë diskutuar për gjendjen e tyre, për grumbullimin e radhës të Kombëtares si edhe për kualifikueset e Botërorit.

Dy mesfushorët nuk kanë zhgënjyer pritshmëritë dhe Sylvinho, Doriva e Zabaleta i kanë parë në aksion, duke treguar gjëra të rëndësishme në fushë. Asllani luajti për 71 minuta përpara se të zëvendësohej, ndërsa Laçi e mbylli të gjithë ndeshjen. Ajo që zhgënjeu teknikët kuqezi ishte mungesa e Indrit Tucit, i pa thirrur në këtë ndeshje.

Lexo më tej: PSG feston nga 0-2 në 4-2 City, Feyenoord habit Bayern: Asllani fiton derbin me Laçin

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me to. Duhet theksuar se trajneri është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI