Flash

U kapën me kanabis, arrestohen në Sarandë dy të rinjtë

Lapsi.al 17 June 2021
U kapën me kanabis, arrestohen në Sarandë dy të rinjtë

Dy të rinj, banues në Sarandë ka rënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të arrestuarit janë 27-vjeçari F.K., dhe 26-vjeçari D.M. Policia gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi” të cilin e drejtonte 27-vjeçari, me pasagjer 26-vjeçarin, sekuestroi 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu në makinë u gjetën edhe një sasi parash, shuma e të cilave nuk bëhet e ditur.

Sakaq materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

"Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

U kapën duke qarkulluar me lëndë narkotike në mjet, bien në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në mjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe në fshatin Metoq, Sarandë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. K., dhe pasagjer shtetasin D. M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash", njofton policia.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Mëngjes i kthjellët dhe i ngrohtë, por paraditja sjell vranësira kalimtare në vend, më të shpeshta në zonat malore ku mesdita sjell rrebeshe afatshkurtra. Pa...

07:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI