Flash

Basha: Do luftojmë për demokracinë dhe për ndryshimin që njerëzit duan

Lapsi.al 11 June 2021
Basha: Do luftojmë për demokracinë dhe për ndryshimin

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se përgjigja e demokratëve këtë të dielë për masakrën zgjedhore të 25 prillit do të jetë e fortë dhe e qartë.

Basha shkruan se PD nuk do e lërë Shqipërinë në duart e regjimit Rama-Doshi duke theksuar se bashkë me shumicën e shqiptarëve do luftojë për demokracinë dhe ndryshimin që njerëzit meritojnë.

“Këtë të diel përgjigja e demokratëve për masakrën zgjedhore, për rënien e demokracisë, për pengimin e përkohshëm të ndryshimit, do jetë e fortë dhe e qartë. Ne nuk e lëmë Shqipërinë në duart e regjimit Rama-Doshi! Së bashku me shumicën e shqiptarëve do luftojmë për demokracinë dhe për ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë!”, shkruan Basha.

 Zgjedhjet për kryetar të PD zhvillohen të dielën ndërsa nesër është heshtje zgjedhore. Në garë përballë Bashës janë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI