Flash

Bërnabiç pas përplasjes me Kurtin: Mori përgjigjen që meritonte

Lapsi.al 10 June 2021
Bërnabiç pas përplasjes me Kurtin: Mori përgjigjen që

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është e ka cilësuar Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë si më të vështirë nga ç’e priste.

Ajo është shprehur se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale. Kryeministrja serbe foli me theks të veçantë për përplasjen që pati me Kurtin.

Bërnabiç u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër” (duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt) e transferoi bisedën në fushën e politikës.

“Por nëse doni të flisni për politikë, atëherë ne jemi këtu për të thënë faktet, por gjithashtu se bashkëpunimi është i rëndësishëm”, tha ajo.

Përveç saj dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama gjithashtu morën pjesë në Samit.

E pyetur nëse pati mundësi të fliste me kryeministrin e Kosovës, Bërnabiç tha se Kurti  e provokoi.

Unë mendoj se kishte provokime dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike.”

Kur u pyet se cilat ishin ato ide dhe cila ishte përgjigjja, kryeministrja serbe tha se nuk ishte e sigurt se sa mund të fliste për këtë, “sepse gjithçka po ndodhte pas dyerve të mbyllura.”

“Ai foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë.”

“Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”, shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI