Flash

Grupi italian Måneskin fiton Eurovisionin 2021, Anxhela Peristeri renditet e 21-ta

Lapsi.al 23 May 2021
Grupi italian Måneskin fiton Eurovisionin 2021, Anxhela Peristeri renditet

Måneskin është grupi fitues i “Eurovision 2021”. Banda italiane performoi në skenën e Roterdamit me këngën “Zitti e buoni”. Kënga është pëlqyer shumë nga publiku europian, që i dha triunfin me pikë maksimale grupit të rrokut. Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë është radhitur artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

Vendi ynë përfaqësohej nga artistja shqiptare Anxhela Peristeri e cila këndoi e dyta në finalen e “Eurovision”. Ajo u rendit në vendin e 21-të në këtë festival. Kënga e saj “Karma” mori ovacionet e publikut si edhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë, por megjithatë nuk mori pikë të mjaftueshme për një renditje më dinjitoze. Festivali më i madh i këngës europiane u transmetua ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI