Flash

Pendesa e Xhelal Mziut/ Yuri Kim: Më vjen mirë që pashë një kërkesë faljeje nga Dibra

Lapsi.al 23 April 2021
Pendesa e Xhelal Mziut/ Yuri Kim: Më vjen mirë që pashë

Ambasadorja amerikane ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Gjatë një tubimi në Dibër, Mziu u tha mbështetësve se ata që do të tentojnë të blejnë votën, do e pësojnë si ata në Elbasan. Më pas Mziu kërkoi falje për fjalët e thëna, duke shprehur keqardhje dhe pendesë.  Duke vlerësuar ndjesën e Mziut,  ambasadorja theksoi se ngjarja e Elbasanit nuk duhet të përsëritet.

“Më vjen mirë që pashë një kërkesë faljeje të pastër nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë stemën e çdo partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të shkuarës, një e shkuar e shëmtuar të cilën të gjithë ne duhet ta refuzojmë”, shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Reshje kryesisht të dobëta mbeten prezente në të gjithë vendin, gjatë ditës do ketë intervale pa reshje kryesisht në veri dhe zonat qendrore. Mbrëmja dhe nata v...

07:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI