Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Pas sulmit terrorist në xhami, reagon imami Ahmed Kalaja: Shpresoj mos të jetë akt terrorist

Lapsi.al 19 April 2021
Pas sulmit terrorist në xhami, reagon imami Ahmed Kalaja: Shpresoj mos

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit në xhami, ku mbetën të plagosur pesë persona.

I përlotur, Imami sqaron se një person u fut brenda xhamisë dhe ka goditur me thikë besimtarët. Gjithashtu autori siç thotë Ahmed Kalaja ka goditur edhe kalimtarë të rastit në rrugë.

Imami në një mesazh në rrjetet sociale shprehet se shpreson se kjo që ka ndodhur të mos jetë sulm terrorist.

“Sot pas dreke pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’ një njeri i armatosur godet besimtarët brenda xhamisë. Nuk mjaftohet vetëm me goditjen e besimtarëve por edhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që është arrestuar. Falënderoj besimtarët që kanë reaguar pozitivisht ndaj situatës. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Lus Zotin të shërojë vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresoj shumë që të mos jetë akt terrorist, por njeri me të meta mendore që ka bërë një gjë të tillë. Shpresoj që për punë orësh xhamia do të kthehet sërish në gjendjen e saj të mëpërparshme. Zoti i madh lëshoftë mbi ne mëshirë dhe paqe, largoftë nga ne njerëz që janë me probleme, “ ka thënë Kalaja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në xhaminë “Dine Hoxha” tek rruga e Kavajës në kryeqytet. Policia ka bërë me dije se si pasojë e sulmit me thikë mbetën të plagosur pesë persona, të cilët po marrin shërbim mjekësor në spital. ndërkaq, uniformat blu bënë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI