Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Një gjigant për Milan, gati i kryer huazimi nga Chelsea

Lapsi.al 12 August 2018
Një gjigant për Milan, gati i kryer huazimi nga Chelsea

Në kohën kur mendonte planin për Milinkovic Savic, një asist për Leonardon dhe Milan erdhi nga Tiemoué Bakayoko, që nuk hyri në fushë në debutimin e Chelsea në Premier League. Një hap përpara i rëndësishëm i Bakayoko, që qendroi në tribunë, duke dhënë sinjalin e fundit të një serie që e afrojnë me Milan.

Fytyra e re e mesfushës së kuqezinjve do të jetë ajo e Tiemoué, 24 vjec të premten e ardhshme, francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Nëse karriera deri tani ka kaluar mes momenteve të mira (Monaco) e më pak të mira (Chelsea) etapa e ardhshme mund të jetë vendimtare për gjigantin e mesfushës. Milan beson tek lojtari dhe kujdesi për formulën e transferimit lidhet vetëm me rregullat e Fair Play Financiar: formula është ajo e huazimit me të drejtën e blerjes të fiksuar për 40 milionë verën e ardhshme.

Kontaktet janë bërë intensive dhe të hënën me shumë mundësi do të zyrtarizohet shkëmbimi i dokumentave. Bakayoko mund të mbulojë shumë role në mesfushë, edhe pse me fizikun e fortë (189 cm për 85 kg) është më efikas i vendosur përpara mbrojtjes.

Të këshilluara

Ligue 1/ Monaco e Marseille, sinjale PSG

Franca i ka sytë nga kryeqyteti, për debutimin e Paris Saint Germain, por skuadra e Tuchel duket se nuk do ta ketë aq të hapur rrugën drejt titullit kampion. Ma...

22:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI