Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

C. Ronaldo ngacmime Milan dhe Inter: "Në Itali është vetëm Juventus"

Lapsi.al 11 August 2018
C. Ronaldo ngacmime Milan dhe Inter: "Në Itali është

"Jam i lumtur, ëndërroja të luaja tek Juve që kur isha fëmijë. Tani jam këtu, i përgatitur të fitoj trofe". Raporti i dashurisë mes Cristiano Ronaldos e Juventus nuk ka shumë që ka nisur, por ka marrë dimensionet e një historie më shumë se të rëndësishme. Portugezi ka dhënë një intervistë për Juventus tv, ku flet për gjithë përjetimet në Torino.

Të dielën do të provojë fanellën bardhezi në fushën e lojës, në debutimin e tij në Villar Perosa, të paktën 45 minuta sa për të entuziazmuar publikun: "Duhet të falenderoj tifozët që më pritën në mënyrë fantastike. Për këtë kam detyrim të jap gjithnjë maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën të përmirësohet. Kështu mund të fitojmë së bashku".

Ronaldo është gati dhe shpjegon edhe zgjedhjen e tij për të kaluar tek Juve: "Që fëmijë e njihja këtë skuadër, më pëlqente dhe shpresoja që një ditë të luaja aty. Është një nga klubet më të rëndësishëm në botë, më i rëndësishmi në Itali, jam i lumtur këtu. Ishte një zgjedhje e lehtë".

Momenti që e afroi përfundimisht me shoqërinë bardhezi ishte ajo duartrokitje e tifozëve pas rovjeshatës në Stadium nga ana e tifozëve të Juves: "Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë. Ishte një ndjesi e bukur. Në fillim u befasova, por nga ai moment Juventus më pëlqeu edhe më shumë. Më bëri të kuptoja se këtu njerëzit Cristianon e donin".

Të këshilluara

Modric "i burgosuri" i Perez në Madrid

"Modric se queda", Modric qendron, është konkluzioni i mediave sportive spanjolle. Për ditë me radhë As e Marca kanë mbajtur situatën e kroatit në vëmendje dhe ...

10:47

Lionel Messi merr detyrën e re tek Barcelona

Barcellona ka zgjedhur Lionel Messi si kapitenin e ri të skuadrës katalanase. Shiriti i lënë i lirë nga Iniesta, i transferuar në Japoni, do të përfundojë në kr...

22:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI