Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Higuain e Caldara tek Milan, Bonucci rikthehet tek Juventus: Akord i arritur me këto shifra

Lapsi.al 1 August 2018
Higuain e Caldara tek Milan, Bonucci rikthehet tek Juventus: Akord i arritur me

Cështja më e nxehtë e merkatos, pas Cristiano Ronaldos është e kryer tashmë! Mbeten vetëm firmat, por akordi është arritur. Gonzalo Higuain do të veshë fanellën e Milan e bashkë me të edhe Mattia Caldara, që do të këmbehet me Leonardo Bonuccin, i cili do të kthehet të veshë fanellën e Juve.

Shkëmbimi i rëndësishëm në aksin Torino-Milano është konkretizuar pasdite: Higuain kalon tek Milan në huazim prej 18 milionësh me të drejtën e blerjes për 36 milionë. Këmbim me vlerësim të barabartë në vlerësim prej 40 milionë euro mes Caldaras e Bonuccit. Priten vetëm firmat, por për Milan e Juve është cështje e mbyllur.

Sapo janë zgjidhur dyshimet e Higuain, që lidheshin me cështjet ekonomike dhe pagesat, operacioni ka përfunduar me sukses. Decizivë në fakt kanë qenë një seri takimeshdrejtuesve të klubeve në Milano. Marotta e Paratici kanë takuar të gjithë të interesuarit: Leonardo, për Milan, Nicolas Higuain, agjenti e vëllai i Pipitas, Alessandro Lucci, agjenti i Bonuccit, Beppe Riso, prokuratori i Caldaras. Rreth orës 17.30, në përfundim të takimit është përhapur lajmi për akordin e arritur.

Higuain kërkonte një dalje të mirë nga Juventus prej rreth 6 milionë euro, në vecanti për të pranuar formulën e trasferimit (huazim me të drejtën e blerjes) që nuk e bindte. Kuqezinjtë i propozuan një kontratë 4 vjecare prej 7,5 në sezon, të njëjtën shifër - pa përfshirë bonueset - që merrte Bonucci tek kuqezinjtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI