Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Flamurtari në Karpenisi me dy blerje super

Lapsi.al 29 July 2018
Flamurtari në Karpenisi me dy blerje super

Flamurtari ka lënë Vlorën sot për të kryer fazën përgatitore, në vigjilje të kampionatit, por me skuadrën e Ilir Dajës janë edhe dy blerje të reja: Agustin Torasa dhe Elton Kale që e bëjnë ofensivën kuqezi ndër më të kompletuarat e Superiores.

Argjentinasi që la shenjë tel Partizani dy vjet më parë është afrimi më i fundit në Vlorë dhe është konfirmuar edhe firma me Flamurtarin. Torasa është kërkuar nga tekniku Daja, bashke me Kale që gjithashtu ka firmosur për kuqzinjtë, për të bërë të funksionojë Tomislav Busic. Sezonin e kaluar kroati nuk mundi të shfrytëzojë potencialin e tij dhe Daja mendon se problemi ka qenë pikërisht mos furnizimi i shtatlartin me rifinitura.

Largimi i Danilo Alves ka bërë që vlonjatët të mbeteshin zbuluar në ofensivë, ku ardhja e Kale, ish-Kukësi, e Torasës i japin zgjedhje pafund teknikut, duke qenë se të dy mund të luajnë edhe të tërhequr në mesfushë.

Dy futbollistët e cojnë numrin e blerjeve të Flamurtarit në 5, pas Idriz Bathës, Blerim Kotobellit dhe portierit Enea Koliçi, por sipas drejtuesve të klubit kuqezinjtë do të bëjnë edhe dy goditje të tjera në merkato.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja është zhvendosur sot në Karpenisi të Greqisë, për zhvilimin e fazës përgatitore. gjatë periudhës dy javore, Flamurtarit ka programuar gjithashtu edhe dy teste miqësore që do ti shërbejnë Dajës për të kuptuar limitet e skuadrës.

Të këshilluara

Ancelotti tregon 3 motivet pse zgjodhi Napolin

Carlo Ancelotti ka qenë befasia e bukur në Napoli dhe deri në këtë moment emri i vetëm që i ka bërë napoletanët të shpresojnë të ngushtojnë diferencën me Juvent...

10:03

Zyrtare/ Një "Rubin" për Partizanin

Partizani mbyll marrëveshjen më të rëndësishme të merkatos dhe prezanton Rubin Hebajn, që bëhet kështu sulmuesi i ri i kryeqytetasve. shkodrani vjen nga Domzh...

21:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI