Flash

“Kolumbia pësoi një grabitje monumentale”, Maradona ka akuza për të gjithë

Lapsi.al 4 July 2018
“Kolumbia pësoi një grabitje monumentale”, Maradona ka

Argjentina mund të jetë eleminuar, por komentet e Diego Maradonës për Botërorin rus vazhdojnë e madje janë bërë më shigjetuese se asnjëherë. Pas Albicelesetes, Diego kishte zgjedhur për të mbështetur Kolumbinë, por eleminimi me 11 metërsha në mbrëmjen e Spartak kundër Anglisë, e ka tërbuar Pibe D'oro. Maradona ka akuzuar mbi të gjitha penalltinë që I lejoi anglisë të zhbllokonte rezultatin. Në shënjestër arbitri amerikan Geiger, që akordoi faull për Kane, por edhe Fifa, armikja historike e ish-yllit të Napolit.

"Kolumbia pësoi një grabitje monumentale. Arbitri Geiger, që është amerikan, mund të njohë rregullat e baseball, por jo ato të futbollit. është një hajdut, faullin e bëri Kane ndërsa ai dha penallti kundër kolumbianëve që humbën edhe pse nuk kishin asnjë faj. Përse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR?" sulmoi ashpër Maradona.

Në transmetimin "De la mano del Diez" Maradona vazhdoi: "Duhet ti kërkojnë falje popullit kolumbian, arbitrat i zgjedh Collina që u zgjodh nga Infantino për të liruar Fifa nga korrupsioni e hajdutët, por në këtë ndeshje pamë të kundërtën: Fifa është ajo e vjetra me trukime".

Të këshilluara

45 minuta pa fitues në Angli-Kolumbi

Në "Spartak Stadium" Kolumbia dhe Anglia nuk tregojnë dot superioritetin e tyre në 45 minutat e para të sfidës së fundit të 1/8 të finaleve. Në një ndeshje të l...

20:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI