Flash

I gjithë faji është i dyshekut, Marcelo rrezikon Meksikën

Lapsi.al 28 June 2018
I gjithë faji është i dyshekut, Marcelo rrezikon Meksikën
Brazili është në ankth për Marcelon, që doli nga loja pas 10 minutash kundër Serbisë për një problem në shpinë. Motivi i dëmtimit të mbrojtësit të majtë të Real Madrid është vërtetë qesharak, por fakti është se Marcelo është në dyshim për ndeshjen e të hënës kundër Meksikës për 1/8 e finales. "Mund të ketë lidhje me dyshekun e hotelit ku qendruam në Moskë" ka shpjeguar mjeku i skuadrës braziliane, Rodrigo Lasmar. Në përfundim të ndeshjes mbrojtësi ka dashur të qetësojë ambjentin dhe tifozët: "Faleminderit për mesazhet. Falë Zotit nuk është asgjë serioze. Shumë i lumtur për fitoren" kishte postuar Marcelo në tëitter. Por preokupimi për dëmtimin është dhe ndonëse stafi mjekësor po përpiqet ta rikuperojë në kohë, Marcelo rrezikon ndeshjen me Meksikën. Tek Brazili të gjithë janë në ankth: Luis Felipe nuk është se nuk bëri figurë të mirë kundër Serbisë, por të mos kesh mbrojtësin e krahut më të mirë në botë do të ishte humbje e madhe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI