Flash

Video/ Ronaldo humb penalltinë, e çon Portugalinë drejt Uruguajit

Lapsi.al 25 June 2018
Video/ Ronaldo humb penalltinë, e çon Portugalinë drejt

Portugalia kualifikohet, këtë siguri nuk është se kishte, por me potencialin që zotëron duhet të kishte bërë më mirë se ka. Ndoshta lusitanët në Mordovia janë tradhëtuar nga kapiteni i tyre, që kishte mundësinë të kthehej në krye të shënuesve më të mirë të Botërorit, por gaboi nga pika e bardhë.

Nuk ishte një penallti e trishtë si ajo e humbur nga Messi kundër Islandës, por sërisht e ka komplikuar rrugën e portugezëve që në 1/8 duhet të përballen me Uruguajin e Suarez. Një klasike tjetër në Botëror për CR7, që nëse do të kishte shënuar do ti kishte dhënë të drejtën të tijve të kishin përballë një kundërshtar më të thjeshtë, atë Rusinë, vërtetë organizatore, por shumë më të brishtë se amerikanolatinët.

Gjërat nuk shkuan mirë vetëm në fund për skuadrën e Santos, sepse pas avantazhit të Quaresma, edhe me penalltinë e humbur të Ronaldos fitorja ishte e siguruar deri në fund të ndeshjes kur Irani i Carlos Queiroz barazoi rezultatin. po kështu ndodh kur trajneri e njeh kundërshtarin më mirë se skuadrën e tij...

https://clips.clippit.tv/lnwxnb/720.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/3z/3zzA.mp4

Të këshilluara

Arabia 3 pikë nderi, Salah nuk mjafton

Pritej Egjipti i Mohamed Salah e në fund triumfon me përmbysje Arabia Saudite. Në Volvograd Arena e gjithë vëmendja ishte tek sulmuesi i Liverpool që të paktën ...

18:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI