Flash

VIDEO / Spanja fiton, por nuk shkëlqen ndaj Iranit

Lapsi.al 20 June 2018
VIDEO / Spanja fiton, por nuk shkëlqen ndaj Iranit

Spanja fiton me vuajtje ndaj Iranit. Vetëm një gol për një skuadër plot yje është shumë pak përballë një Irani modest, por të mirëorganizuar. Gjithsesi "La Furia Roja" merr tri pikë të rëndësishme dhe i bashkohet Portugalisë me 4 pikë pas dy ndeshjesh në Grupin B.

Një 45' minutësh i luajtur totalisht në gjysmëfushën iraniane, por që nuk solli asnjë rezultat për ofensivën e spanjolle. Mbyllet me porta të paprekura pjesa e parë e takimit Iran-Spanjë.

Edhe pjesa e dytë nis me Spanjën në sulm. Por goli për skuadrën e drejtuar nga Fernando Hierro do të vinte në minutën e 54'. Është sulmuesi i Atletico Madrid Diego Costa ai që ka zhllokuar rezultatin duke i dhuruar vantazhin të tijve. Ky është goli i tretë personal për Costa deri në këtë pikë të "Rusi 2018". Ka befasuar Irani në të 62' me Ezatollahi, por arbitri uruguajan Andre Cunha pasi u konsultua me VAR e vlerësoi golin të pavlefshëm për pozicion jashtë loje. Një tjetër moment ankthi për Spanjën ai në minutën e 82' kur Taremi godet me kokë një top të rrezikshëm, por që kalon mbi portën e De Geas. Gjithsesi minutat e mbetura nuk prodhuan asnjë gol dhe krejt takimi u mbyll 1-0 për Spanjën.

https://www.youtube.com/watch?v=TLDL8IoWuPA

Të këshilluara

Uruguaji me yjet kundër Arabisë Saudite

Në Rostov Arena mbyllen sfidat e dyta të Grupit A me Uruguajin në fushë përballë Arabisë Saudite. Amerikanolatinët kërkojnë fitoren e dytë për të diskutuar më p...

16:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI