Flash

VIDEO / Rusi-Egjipt 3-1: Salah nuk mjafton, rusët një hap larg 1/8

Lapsi.al 19 June 2018
VIDEO / Rusi-Egjipt 3-1: Salah nuk mjafton, rusët një hap larg 1/8

Rusia ka mundur 3-1 Egjiptin dhe ka forcuar pozitat e saj në krye të renditjes së Grupit A me 6 pikë duke hedhur një këmbë në 1/8. Pas një pjese të parë të mbyllur me porta të paprekura të gjithë golat kanë ardhur në 45' minutat e dyta.

Kombëtarja ruse ka nisur me ritëm pjesën e parë, megjithatë Egjipti ka marrë menjëherë masat. Gjashtë herë e kanë goditur portën vendësit kundrejt katër të kombëtares së Faraonëve. Rasti më i spikatur ishte ai në minutën e 43' me Salah protagonist i pafat të gjejë avantazhin shumë afër portës ruse.

Pjesa e dytë ka qenë ajo që ka dhuruar gola dhe spektakël. Gjithçka në fakt ka nisur nga një autogol i Ahmed Fathi në minutën e 47'. Pas 12' minutash është Cherychev ai që ka dyfishuar shifrat për të tijtë. Vetëm 3' minuta më pas Artem Dzyuba ka realizuar golin e tretë të skuadrës së drejtuar nga Stanislav Cherchersov. Pas rastit të humbur në pjesën e parë Mohamed Salah ka mundur të shënojë golin e tij të parë në këtë Botëror. Pas një faulli të Zobnin ndaj Faraonit, arbitri Caseres ka treguar pikën e bardhë të penalltisë. Minuta e 73' dhe ylli i Liverpool finalizon në portë golin e vetëm për Egjiptin. Emocionet kanë qenë të forta deri në fund, por gjithçka është mbyllur 3-1.

https://www.youtube.com/watch?v=OM2bcNxDxcY

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI